Kalo te përmbajtja

Si i përdorin Dëshmitarët e Jehovait kontributet e dhuruara?

Si i përdorin Dëshmitarët e Jehovait kontributet e dhuruara?

 Ne i përdorim kontributet, ose dhurimet, për të mbështetur disa aktivitete fetare dhe humanitare të organizatës sonë. Këto veprimtari janë pjesë e synimit tonë kryesor: të ndihmojmë njerëzit të bëhen dishepuj të Krishtit Jezu.—Mateu 28:19, 20.

 Ne nuk i përdorim kurrë dhurimet për të bërë të pasur ndonjë individ. Nuk kemi një kler që merr rrogë dhe asnjë Dëshmitar i Jehovait nuk paguhet që të shkojë nga shtëpia në shtëpi. Ata që shërbejnë në zyra dege dhe në selinë botërore, përfshirë pjesëtarët e Trupit Udhëheqës, janë anëtarë të një urdhri fetar dhe nuk paguhen.

Disa nga aktivitetet tona

  •   Botimi: Çdo vit, ne përkthejmë, printojmë, transportojmë dhe shpërndajmë miliona Bibla dhe botime të tjera të krishtere pa pagesë. Gjithashtu, në sitin jw.org dhe aplikacionin JW Library disponohen botimet tona pa pagesë dhe pa u shfaqur reklama.

  •   Ndërtimi dhe mirëmbajtja: Ne ndërtojmë e mirëmbajmë vende adhurimi modeste në mbarë botën, që kongregacionet të kenë vende të përshtatshme për t’u mbledhur e për të adhuruar Perëndinë. Të njëjtën gjë bëjmë edhe për zyra dege dhe zyra përkthimi. Një pjesë e mirë e punës bëhet nga vullnetarë, gjë që ndihmon në uljen e shpenzimeve.

  •   Administrimi: Aktivitetet në selinë botërore, në zyra dege dhe në zyra përkthimi, si edhe aktivitetet e shërbëtorëve udhëtues, mbështeten nga kontribute të dhuruara për veprën tonë mbarëbotërore.

  •   Predikimi: Dëshmitarët nuk paguhen që të predikojnë lajmin e mirë ose që t’u mësojnë të tjerëve ‘fjalën e Perëndisë’ (2 Korintasve 2:17) Megjithatë, ashtu siç veprohej me të krishterët në shekullin e parë, shërbëtorëve që tashmë janë stërvitur dhe që e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke predikuar, u sigurohen gjërat bazë e një shtëpi modeste.—Filipianëve 4:16, 17; 1 Timoteut 5:17-18

  •   Mësimdhënia: Asambletë dhe kongreset tona mbështeten me fonde të dhuruara. Gjithashtu, ne realizojmë programe audio dhe video të bazuara në Bibël. Mbajmë edhe shkolla që stërvitin pleq kongregacionesh dhe shërbëtorë në kohë të plotë që t’i përmbushin më me sa më mirë caktimet.

  •   Ndihma në rast katastrofe: Atyre që kanë përjetuar katastrofa natyrore ose të shkaktuara nga njeriu, u sigurojmë ushqim, ujë dhe strehim. Kjo vepër humanitare nuk u sjell dobi vetëm «atyre që janë të lidhur me ne në besim», por edhe atyre që nuk janë Dëshmitarë.—Galatasve 6:10.