Kalo te përmbajtja

A kanë kler me pagesë Dëshmitarët e Jehovait?

A kanë kler me pagesë Dëshmitarët e Jehovait?

 Duke ndjekur modelin e krishterimit të shekullit të parë, Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë ndarje në kler dhe laikë. Të gjithë Dëshmitarët e pagëzuar janë shërbëtorë të caktuar zyrtarisht dhe marrin pjesë në veprën e predikimit e të mësimdhënies. Dëshmitarët janë të organizuar nëpër kongregacione me rreth 100 veta secili. Në çdo kongregacion, burra me besim të fortë shërbejnë si «pleq». (Titit 1:5) Ata e bëjnë këtë pa u paguar për shërbimet e tyre.