Kalo te përmbajtja

Si financohet vepra e Dëshmitarëve të Jehovait?

Si financohet vepra e Dëshmitarëve të Jehovait?

 Kryesisht, vepra jonë mbarëbotërore financohet nga dhurimet vullnetare të Dëshmitarëve të Jehovait. a Në vendet ku mbajmë mbledhjet ka kuti kontributesh dhe në faqen tonë të Dhurimeve janë radhitur disa mënyra të tjera për të dhuruar. Ai që ka dëshirë të dhurojë, mund ta bëjë këtë për veprën mbarëbotërore, për shpenzimet vendëse ose për të dyja bashkë.

 Nuk pritet që Dëshmitarët e Jehovait të paguajnë të dhjetën ose të dhurojnë një shumë specifike ose një përqindje të të ardhurave të tyre. (2 Korintasve 9:7) Në mbledhjet tona nuk mblidhen para dhe nuk kërkohet të paguhet ndonjë tarifë. As nuk vendosim tarifë për pagëzimin, funeralet, martesat ose shërbesa të tjera fetare. Nuk mbledhim para nëpërmjet tregjeve, bingove, lotarive, karnavaleve, darkave ose eventeve të ngjashme. Madje as u kërkojmë të tjerëve të bëjnë dhurime. Informacionet konfidenciale të dhuruesit nuk vihen kurrë në dispozicion të të tjerëve. (Mateu 6:2-4) Gjithashtu, sitet dhe botimet tona nuk kanë reklama nga të cilat mund të nxjerrim përfitime.

 Çdo kongregacion i Dëshmitarëve të Jehovait siguron raporte mujore financiare të cilat publiku mund t’i shikojë në Sallë. Të dhënat e llogarisë për çdo kongregacion kontrollohen rregullisht që të sigurohemi se dhurimet po përdoren me kujdes.—2 Korintasve 8:20, 21.

Mënyra të ndryshme dhurimi

  •   Kutitë e kontributeve: Mund të dhurosh para ose çeqe duke i hedhur në kutinë e kontributeve në një Sallë Mbretërie, Sallë Asamblesh ose në vende të tjera ku mbahen mbledhjet.

  •   Dhurimet online: Mund të përdorësh faqen «Dhuro për Dëshmitarët e Jehovait» që të dhurosh me kartë krediti, kartë debiti, transfertë bankare ose metoda të tjera elektronike. b Disa Dëshmitarë vendosin «diçka mënjanë» çdo muaj duke bërë dhurime periodike me anë të këtyre metodave.—1 Korintasve 16:2.

  •   Dhënie e planifikuar: Disa metoda dhurimi kërkojnë planifikim dhe/ose informacione ligjore. Kështu mund të përfitosh nga reduktimi i taksave në vendin tënd. Mjaft veta kanë mësuar më tepër për dhurimet e planifikuara që bëhen për sa kohë janë gjallë ose që hyjnë në fuqi pas vdekjes. Për më shumë informacion, të lutemi të kontaktosh me zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në vendin tënd nëse do të bësh një dhurim që përfshin:

    •   llogari bankare

    •   plan pensioni dhe sigurimi

    •   prona të paluajtshme

    •   aksione dhe obligacione

    •   testamente dhe lënie në mirëbesim

 Për më shumë informacion për metodat e dhurimit në vendin tënd, shih faqen «Dhuro për Dëshmitarët e Jehovait».

a Edhe disa që s’janë Dëshmitarë bëjnë dhurime për të mbështetur veprën tonë.

b Për më shumë informacion, shih videon Si të bëjmë një dhurim në mënyrë elektronike?