Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kohë kritike sot

Kohë kritike sot

Kohë kritike sot

BIBLA paratha se njerëzimi do të kalonte «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». Ajo e përshkruan këtë periudhë si «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1-5; 2 Pjetrit 3:3-7) Jezu Krishti foli për të njëjtën kohë kur iu përgjigj një pyetjeje që i bënë dishepujt për ‘përfundimin e sistemit’. (Mateu 24:3) A po jetojmë në ditët e fundit? Krahasoni atë që paratha Bibla me lajmet e kohëve të fundit të përmendura më poshtë dhe nxirreni vetë përfundimin.

Bibla paratha konflikte mbarëbotëroreLuka 21:10; Zbulesa 6:4.

Lajmet e kohëve të fundit thonë: «Vdekjet nga luftërat në shekullin e 20-të ishin më shumë se trefishi i vdekjeve nga luftërat në gjithë shekujt e kaluar, që nga lindja e Krishtit.»—Instituti Worldwatch.

Bibla paratha mungesa ushqimi dhe sëmundjeLuka 21:11; Zbulesa 6:5-8.

Lajmet e kohëve të fundit thonë: Në vitin 2004, rreth 863 milionë njerëz në botë ishin të kequshqyer, 7 milionë më shumë se në 2003-in.—Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Jo pak, por afro një miliard njerëz jetojnë në lagje të varfra; 2,6 miliardë njerëzve u mungojnë kushtet higjieno-sanitare më elementare; 1,1 miliardë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm të pastër.—Instituti Worldwatch.

Malarja prek 500 milionë njerëz; 40 milionë veta janë të infektuar nga HIV-SIDA; tuberkulozi vrau 1,6 milionë njerëz në vitin 2005.—Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Bibla paratha rrënimin e tokësZbulesa 11:18.

Lajmet e fundit thonë: «Aktiviteti i njeriut ka bërë që një mori llojesh në tokë të jenë në prag të zhdukjes.» «Rreth dy të tretat e shërbimeve që i siguron natyra njerëzimit po përkeqësohen në mbarë botën.»—Vlerësim rreth ekosistemeve të mijëvjeçarit.

«Gazet e efektit serrë të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut e kanë çuar klimën e Tokës buzë katastrofës, dhe kjo mund të sjellë pasoja të rrezikshme për planetin.»—NASA, instituti për studimet hapësinore «Godard».

Bibla paratha predikimin e lajmit të mirë për Mbretërinë e Perëndisë në mbarë botënMateu 24:14; Zbulesa 14:6, 7.

Lajmet e kohëve të fundit thonë: Gjatë vitit 2007, një maksimum prej 6.957.854 Dëshmitarësh të Jehovait harxhuan më shumë se 1,4 miliardë orë, duke predikuar lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë në 236 vende.—Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2008.

Siç e vërejtët më sipër, Bibla paratha se, pavarësisht nga gjithë këto lajme të këqija, do të kishte arsye për optimizëm. Jezui foli për ‘lajmin e mirë’ të Mbretërisë së Perëndisë. Çfarë është Mbretëria e Perëndisë? Si lidhet ajo me shpresën e njerëzimit për një të ardhme më të mirë? Si do të ndikojë te ju Mbretëria e Perëndisë?

[Diçitura në faqen 5]

Bibla paratha kushtet që shohim sot në botë