Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ja një model—Lidia

Ja një model—Lidia

Ja një model​—Lidia

Megjithëse sapo është bërë besimtare, Lidia hedh hapin e para për të mikpritur në shtëpi Pavlin dhe shokët e tij. (Veprat 16:14, 15) Falë këtij gjesti, ajo ka privilegjin e veçantë të jetë në shoqërinë e këtyre dishepujve. Pavli dhe Sila, që kanë qenë në burg, lirohen, dhe ku shkojnë? Kthehen drejt e te shtëpia e Lidias.​—Veprat 16:40.

Njësoj si Lidia, a mund ta bësh ti vetë hapin e parë për t’u njohur me të tjerë? Si, për shembull? Fillo me gjëra të vogla. Çdo herë, mundohu të flasësh me një person të ndryshëm. Mund të vësh si synim të bisedosh me dikë sa herë që shkon në mbledhje. Fillo me një buzëqeshje. Nëse s’di ç’të thuash, bëj pyetje ose trego diçka për veten. Ji dëgjues i mirë. Me kalimin e kohës, mund ta kesh më të lehtë të bisedosh. Të tjerëve u pëlqen kur tregohesh i sinqertë dhe nxjerr nga goja fjalë të ngrohta e të ëmbla. (Proverbat 16:24) Lidia u shpërblye me shokë të mirë falë natyrës së saj miqësore dhe bujare. Të njëjtën gjë do të arrish edhe ti, nëse imiton shembullin e saj.