Kalo te përmbajtja

A jeton Perëndia në një vend specifik?

A jeton Perëndia në një vend specifik?

Përgjigjja e Biblës

 Po. Perëndia jeton në një vend specifik—në qiej. Shqyrto këto vargje biblike:

 Mbreti Solomon tha në një lutje: «Dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt i qëndrueshëm.»—1 Mbretërve 8:43.

 Jezu Krishti i mësoi dishepujt t’i drejtoheshin në lutje ‘Atit në qiej’.—Mateu 6:9.

 Pasi u ringjall, Jezui hyri «në vetë qiellin, që të paraqitet tani për ne përpara personit të Perëndisë».—Hebrenjve 9:24.

 Këto vargje tregojnë qartë se Perëndia Jehova është person real dhe se ai banon vetëm në qiell, jo në çdo vend.