Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Këshilla të mençura për një jetë të lumtur

Këshilla të mençura për një jetë të lumtur

«Trishtohem shumë kur shoh gjërat e këqija të kësaj bote: luftëra, varfëri, sëmundje dhe keqtrajtim fëmijësh. Por nuk jam më e pashpresë.»—RANIA. *

Rania gjeti lumturinë e vërtetë kur mësoi se Krijuesi ynë, Perëndia i plotfuqishëm, mund të na japë mençuri të vërtetë. Ndërsa lexon artikujt në vazhdim, vër re si mësimet e Krijuesit të ndihmojnë . . .

  • të kesh një familje të lumtur

  • të kesh marrëdhënie paqësore me të tjerët

  • të jesh i kënaqur

  • të kuptosh në rrënjë arsyet pse vuajmë dhe vdesim

  • të kesh një shpresë të sigurt për të ardhmen

  • të njohësh Krijuesin dhe të bëhesh mik me të

Do të shohësh edhe se mençuria e Krijuesit nuk është në dispozicion vetëm të një pakice të zgjedhur, por të kujtdo që është në kërkim të saj.

^ par. 2 Emrat në këtë revistë janë ndryshuar.