Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Në vëmendje të publikut—Mjedisi

Në vëmendje të publikut—Mjedisi

Edhe pse toka siguron ajër të pastër, ushqim me vlera dhe ujë të pijshëm, njerëzit po i prishin gjithnjë e më tepër këto burime natyrore. Shkencëtarët ça s’po bëjnë që ta zgjidhin këtë problem.

Australi

Është llogaritur se nën shtratin e oqeaneve gjenden afro 500.000 kilometra kub ujë me përqindje të ulët kripe. Sipas profesorit Vinsent Post në Universitetin Flinders të Adelajdes «niveli i detit [një herë e një kohë] ka qenë më i ulët se sot», prandaj vija bregdetare ishte më larg. Në atë kohë shiu «mbushte burimet ujore nëntokësore në zona që sot gjenden nën shtratin e detit». Shkencëtarët shpresojnë se në të ardhmen këto rezerva do t’i përdorin rreth 700 milionë njerëzit që nuk kanë mjaft ujë të pastër.

Shkretëtira e Saharasë

Gjysma e llojeve të kafshëve të mëdha që gjendeshin dikur në Sahara ose janë zhdukur, ose janë pakësuar në 1 për qind. Pjesërisht kjo vjen për shkak të ndryshimeve të rajonit dhe të gjuetisë në masë. Megjithëse numri i specieve në shkretëtirë është po aq i madh sa në pyje, studiuesit thonë se «shkencëtarët nuk i kushtojnë shumë vëmendje shumëllojshmërisë së specieve në shkretëtira për shkak të mungesës së fondeve». Si rrjedhojë, mbrojtësit e natyrës e kanë të vështirë t’i mbikëqyrin ekosistemet e rrezikuara në shkretëtira.

Nga bota

Në vitin 2012 një në tetë vdekje ndodhi për shkak të ndotjes së mjedisit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë «ndotja e ajrit tani përbën rrezik më të madh për shëndetin se ndotjet e tjera të mjedisit».