Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Çfarë nuk shkon te kjo figurë?

Lexoni Lukën 17:11-19. Cilat janë tri gabimet në këtë figurë? Shkruajini përgjigjet më poshtë dhe plotësojeni figurën duke e ngjyrosur.

PËR TË DISKUTUAR:

Çfarë bëri një i lebrosur ndryshe nga të tjerët?

E DHËNË: lexoni Lukën 17:15, 16.

Si mund ta imitoni shembullin e tij?

E DHËNË: lexoni Kolosianëve 3:15; 1 Selanikasve 5:18.

Kë nuk duhet të harrojmë të falënderojmë çdo ditë?

E DHËNË: lexoni Psalmin 107:8; Jakovin 1:17.

AKTIVITET SI FAMILJE:

Secili pjesëtar i familjes të shkruajë të paktën një arsye pse i është mirënjohës Perëndisë Jehova, një arsye pse i është mirënjohës dikujt në familje dhe një arsye pse i është mirënjohës një miku jashtë rrethit familjar. Më pas, radhitni në një fletë gjëra praktike që mund të bëni për t’ua treguar mirënjohjen.

 Koleksiononi e mësoni

FLETË BIBLIKE 21 MOISIU

PYETJE

A. Cilët libra të Biblës shkroi Moisiu i frymëzuar nga Jehovai?

B. Prindërit e Moisiut quheshin ________ dhe ________. Atë e adoptoi ________ ________.

C. Plotësoni vargun biblik: Moisiu «qëndroi i palëkundur si . . . »

TË DHËNA:

I pari në Bibël që iu dha fuqi për të kryer mrekulli. Moisiu shërbeu si profet i Perëndisë, por edhe si gjykatës, ligjdhënës dhe udhëheqës në Izraelin e lashtë. Izraelitët e shihnin si një njeri të bëmave të mëdha.​—Ligji i përtërirë 34:10-12; Dalja 4:1-9.

PËRGJIGJE

A. Zanafillën, Daljen, Levitikun, Numrat, Ligjin e përtërirë dhe Jobin, si edhe Psalmin 90 e ndoshta 91.

B. Amram, Jokebeda, bija e faraonit.​—Dalja 1:15–2:10; 6:20.

C. «. . . të shihte Atë që është i padukshëm».​—Hebrenjve 11:27.

Popuj dhe vende

4. Unë quhem Mampionona. Jam 8 vjeçe dhe jetoj në Madagaskar. Pak a shumë, sa Dëshmitarë të Jehovait jetojnë në Madagaskar? 10.000, 24.000 apo 62.000?

5. Cila pikë tregon vendin ku jetoj unë? Qarkojeni, pastaj shënoni me pikë vendin tuaj dhe shihni sa afër Madagaskarit jeni.

Fëmijë: Gjeni figurat

A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.

 PËRGJIGJET

  1.   Duhej të ishin 10 të lebrosur, jo 11.
  2.   Të lebrosurit në këtë tregim ishin vetëm burra.
  3.   Burri që u kthye, «ra me fytyrë përtokë në këmbët e Jezuit dhe e falënderoi».
  4.   24.000.
  5.   B.