Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Shkarko dhe përdor Biblat​—iOS

Shkarko dhe përdor Biblat​—iOS

Leximi dhe studimi i Biblës janë veçori të rëndësishme të JW Library.

Ndiq këto udhëzime për të shkarkuar dhe për të përdorur Biblat:

 Si të shkarkosh një Bibël

Mund të shkarkosh çdo përkthim të Biblës që dëshiron për ta lexuar dhe studiuar kur je offline.

  • Prek tek opsioni Bible për të parë listën e librave të Biblës.

  • Prek te butoni Languages që të shohësh listën e të gjitha Biblave që disponohen. Përkthimet në gjuhët që përdor më shpesh janë në krye të listës. Gjithashtu mund të kërkosh duke shkruar emrin e gjuhës ose emrin e përkthimit të Biblës. Për shembull, shkruaj «int» për të gjetur Kingdom Interlinear në anglisht ose «port» për të gjetur të gjitha Biblat në portugalisht.

  • Biblat që nuk i ke shkarkuar ende, tregohen me një ikonë në formë reje. Prek te një Bibël për ta shkarkuar. Pasi Bibla shkarkohet në pajisjen tënde, ikona në formë reje zhduket. Prek përsëri te Bibla për ta lexuar.

Nëse nuk e gjen përkthimin e Biblës që dëshiron, të lutemi të kërkosh përsëri më vonë. Përkthime të tjera do të shtohen sapo të jenë në dispozicion.

 Si të fshish një Bibël

Mund ta fshish një përkthim të Biblës nëse nuk të duhet më ose dëshiron të lirosh hapësirë.

Prek tek opsioni Bible, pastaj prek butonin Languages që të hapësh listën e Biblave. Rrëshqit majtas gishtin te Bibla që dëshiron të fshish, pastaj prek te Delete.

 Si të përditësosh një Bibël

Herë pas here, mund të ketë përditësime për ndonjë Bibël që e ke të shkarkuar.

Bibla që ka një përditësim, tregohet me ikonën refresh. Kur prek te Bibla, do të shohësh një mesazh që tregon se disponohet një përditësim. Prek te Download për të marrë përditësimin ose prek te Later për të vazhduar leximin me versionin që ke.

Këto veçori dolën në shkurt të 2015-s me JW Library 1.4, që mund të instalohet në sistemin iOS 6.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—iOS», poshtë pjesës Get the Latest Features.