Kalo te përmbajtja

Stenda me literaturë në vende të ndryshme përgjatë Las Vegas Boulevard, në Las Vegas, Nevadë, SHBA

5 MARS 2024
SHTETET E BASHKUARA

Shumë veta dëgjojnë mesazhin e Biblës gjatë javës së Super Bowl 2024

Shumë veta dëgjojnë mesazhin e Biblës gjatë javës së Super Bowl 2024

Më 11 shkurt 2024, në Las Vegas, Nevadë, SHBA, u mbajt Super Bowl 2024, një event i rëndësishëm i futbollit amerikan. Gjatë javës që u mbyll me këtë eveniment sportiv, përllogaritet se rreth 300.000 veta vizituan këtë zonë. Në një nga rrugët më të rrahura nga kalimtarët, në Las Vegas Boulevard, u vendosën stenda me literaturë në rreth 50 pika. Literatura e bazuar në Bibël u vu në dispozicion në 9 gjuhë. Rreth 1.500 vëllezër e motra morën pjesë në këtë iniciativë speciale predikimi. Poshtë tregohen vetëm disa nga përvojat e shumta të bukura që patën motrat e vëllezërit gjatë këtij evenimenti.

Një burri që kaloi pranë një stende, i zuri syri pyetjen: «A do të mbijetojë planeti ynë?» Menjëherë ktheu rrugë dhe iu afrua Dëshmitarëve pranë stendës. Ai u shpreh i shqetësuar për kushtet në botë sot dhe u kënaq kur dëgjoi premtimin për paqe që jep Bibla te Jeremia 29:11. Foli për më shumë se 1 orë me vëllezërit te stenda. Para se të largohej, shprehu edhe dëshirën për të ndjekur një nga mbledhjet tona.

Motrat duke folur me një familje që u afrua te stenda e literaturës

Në një pikë tjetër afër stadiumit, në një nga stendat tona, një rojë vuri re tabelën që tregonte të njëjtën pyetje: «A do të mbijetojë planeti ynë?» Meqë ishte ende në detyrë, u tha vëllezërve se do të kthehej pasi të mbaronte turnin. Pak më vonë, u kthye dhe shpjegoi se kohët e fundit kishte filluar ta lexonte vetë Biblën. Pasi vëllezërit i treguan për programin që ofrojmë ne për studimin e Biblës, donte të dinte më shumë. U morën masa që dikush ta kontaktonte.

Ditën para finales Super Bowl, Dëshmitarët takuan një grua gjatë shërbimit shtëpi më shtëpi. Ajo tha se kishte parë në televizor një lajm për stendat tona. «Po bëni një punë të shkëlqyer,—tha ajo.—Në këto kohë të vështira, kemi nevojë për shpresë.» Pastaj pyeti se ku dhe kur mblidhen Dëshmitarët e Jehovait në zonën e saj.

Kënaqemi kur dëgjojmë se njerëzit vazhdojnë të reagojnë mirë ndaj ‘mençurisë që thërret’ në vende publike me anë të këtyre iniciativave të veçanta. E gjithë lavdia për këtë i takon Perëndisë tonë, Jehovait.—Proverbat 1:20, 21.