25 DHJETOR 2023
RUSI
Vëllai 71-vjeçar, Vladimir Balabkini, lirohet nga burgu
Më 19 dhjetor 2023, vëlla Vladimir Balabkini u lirua nga burgu pasi kaloi 3 muaj e pak në burg. Më 13 shtator 2023 e kishin shpallur fajtor dhe e kishin dënuar me 4 vjet burg, por Vladimiri iu apelua vendimit të gjykatës. Më pas, 3 gjykatësit që dëgjuan apelimin e ndryshuan dënimin fillestar. Si rezultat dënimi i tij u reduktua, nga 4 vjet burg në 1 vit vënie në provë.
Gjatë procesit penal, me guxim Vladimiri pohoi: «Ajo çka besoj, bazohet në Fjalën e Perëndisë, në Bibël. Ajo më ka ndihmuar të kultivoj cilësi që Krijuesi dëshiron t’i ketë çdo njeri, siç janë: butësia, mirësia, durimi dhe vetëkontrolli. Falë saj kam nxjerrë dobi unë dhe familja ime. Zemra ma do që kushdo të ketë mundësi të njihet me Fjalën e Perëndisë, sepse ajo mund t’ua ndryshojë jetën për mirë.»
Jemi të lumtur për vëllanë Vladimir dhe familjen e tij. Ndërkohë vazhdojmë të lutemi për ata që janë ende në burgje, të sigurt se Jehovai do t’i shpërblejë për qëndrueshmërinë e tyre.—Hebrenjve 10:34.