Kalo te përmbajtja

Pasi del nga burgu, vëlla Oleg Danilovin e pret gruaja e tij, Natalia

5 MARS 2024
RUSI

Vëlla Oleg Danilovin e lirojnë nga burgu

Vëlla Oleg Danilovin e lirojnë nga burgu

Më 1 mars 2024, vëlla Oleg Danilovin e liruan pasi kreu dënimin me 3 vjet burg.

Para se ta dënonin, Olegu tregoi se çfarë ishte i vendosur të bënte po ta futnin në burg: «Kam medituar për fjalët e Pavlit te Filipianëve 4:4: ‘Gëzoni përherë në Zotërinë! Edhe një herë jua them: gëzoni!’ Këto fjalë, Pavli i shkroi kur ishte në burg. Miqësia e tij me Jehovain dhe besimi i tij ishin aq të fortë, sa as vargonjtë e burgut nuk ia venitën dot gëzimin. Dua të veproj edhe unë njësoj dhe të mos lejoj asgjë të ma grabitë gëzimin.»

Kjo vendosmëri u vu në provë kur Olegun e burgosën dhe e ndanë nga familja. Pamundësia për të mos qenë i pranishëm në dasmën e djalit të madh, ishte veçanërisht e vështirë. Gruaja e Olegut, motër Natalia Danilovi, shpjegon çfarë e ndihmoi: «Olegu kuptoi se po ta mbante mendjen te gjërat që kishte humbur, do t’i dobësohej vendosmëria dhe do ta humbte gëzimin. Në vend të kësaj, ai i kujtonte vetes vazhdimisht se çfarë kishte: miqësinë me Jehovain, ndihmën e frymës së Tij të shenjtë, një familje që e donte shumë, miq të ngushtë dhe një vëllazëri mbarëbotërore. Kjo e bëri të ndihej një njeri shumë i pasur.»

Olegu dhe Natalia me 2 djemtë e tyre dhe me nusen e djalit

Natalia shpjegon edhe si ka ndikuar shembulli i Olegut te djemtë e tyre: «Sprovat që ka kaluar i ati dhe mënyra si e ka mbështetur Jehovai familjen tonë, ua ka forcuar vërtet djemve besimin te Jehovai dhe dashurinë për vëllazërinë. Tani janë më të vendosur se kurrë që ta mbajnë adhurimin e Jehovait në vend të parë në jetën e tyre.»

Jemi të lumtur që Olegu dhe familja e tij janë ribashkuar. Shembulli i tij na ndihmon të kujtojmë se mund të jemi të lumtur edhe po të vuajmë për shkak të besimit, të bindur se fryma e Jehovait po prehet mbi ne.—1 Pjetrit 4:14.