9 NËNTOR 2022
RUSI
Vëlla Andrei Danieljani dënohet me 6 vite burg
Më 7 nëntor 2022, Gjykata e Qytetit të Rubtsovskit në Territorin e Altait shpalli fajtor vëlla Andrei Danieljanin dhe e dënoi me 6 vite burg. Atë e çuan menjëherë në burg.
Tabelë kronologjike
25 maj 2021
Kundër Andreit ngrenë një çështje penale pasi e kishin përgjuar për muaj me radhë
26 maj 2021
I kontrollojnë shtëpinë. Andrein dhe të shoqen i shoqërojnë në rajonin e policisë dhe i marrin në pyetje. Andreit i vendosin kufizime për udhëtimin
13 korrik 2022
E akuzojnë se organizon veprimtaritë e një organizate ekstremiste
5 shtator 2022
Nis procesi penal
7 nëntor 2022
E dënojnë me 6 vite burg
Të dhëna
E çmojmë shembullin e shkëlqyer të Andreit dhe të sa e sa vëllezërve e motrave të tjerë që janë të vendosur t’i përkushtohen Perëndisë, ndërsa të gjithë i mbajmë sytë te premtimi ‘për jetën në të ardhmen’.—1 Timoteut 4:8.
a Kjo intervistë u zhvillua para se vëlla Danieljani të dënohej.