Kalo te përmbajtja

Lart: vëllezërit Jevgeni Boçko, Vladimir Kolesnikov dhe Aleksei Shubnikov

Poshtë: vëllezërit Vitali Ushakov dhe Valeri Veçkajev

13 SHKURT 2024
RUSI

Përqendrohen te privilegji që kanë për t’i shërbyer Jehovait

Përqendrohen te privilegji që kanë për t’i shërbyer Jehovait

Së shpejti, Gjykata Krahinore e Vizelkovskit në Territorin e Krasnodarit do të shpallë vendimin për çështjen e vëllezërve Jevgeni Boçko, Vladimir Kolesnikov, Aleksei Shubnikov, Vitali Ushakov dhe Valeri Veçkajev. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për ta.

Të dhëna

Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë t’u japë gëzim e forcë këtyre vëllezërve dhe të gjithë atyre që i mbajnë sytë tek Ai.—Psalmi 141:8.

Tabelë kronologjike

  1. 11 shkurt 2022

    Ngrihet çështja penale kundër Jevgenit, Alekseit, Vitalit dhe Valerit

  2. 13 shkurt 2022

    Autoritetet u kontrollojnë shtëpinë. Jevgenin, Aleksein dhe Vitalin i marrin në pyetje. Vitalin e futin në një burg të përkohshëm

  3. 15 shkurt 2022

    Vitalin e transferojnë në një qendër paraburgimi

  4. 16 shkurt 2022

    Jevgenit dhe Alekseit u vendosin kufizime për udhëtimet

  5. 18 shkurt 2022

    Valerit i vendosin kufizime për udhëtimet

  6. 21 shkurt 2022

    Ngrihet çështja penale kundër Vladimirit

  7. 15 mars 2022

    Vladimirit i vendosin kufizime për udhëtimet. Çështjet penale bashkohen në një

  8. 8 shtator 2022

    Vitalin e nxjerrin nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie

  9. 10 tetor 2022

    Vitalin e lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet

  10. 31 maj 2023

    Fillon procesi penal