Kalo te përmbajtja

15 JANAR 2020
PORTO-RIKO

Tërmete të mëdha në Porto-Riko

Tërmete të mëdha në Porto-Riko

Më 7 janar 2020, Porto-Riko u shkund nga një tërmet me magnitudë 6,4 i shkallës Rihter, i cili u pasua nga qindra tërmete dhe lëkundje më të lehta. Mëngjesin e 11 janarit ishulli u trondit nga një tërmet me magnitudë 5,9.

Një kongregacion në Kastaner, Lares, mban mbledhjen edhe pse s’ka drita

Shumë njerëz në zonat e prekura nuk kanë energji elektrike dhe nuk rrinë në shtëpitë e tyre ngaqë s’janë të sigurta. Dega e Shteteve të Bashkuara raporton se nuk ka të vrarë ose të lënduar mes vëllezërve. Gjithsesi, 248 Dëshmitarë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. Gjithashtu janë shkatërruar 8 shtëpi të lajmëtarëve dhe janë dëmtuar 70 të tjera. Edhe 10 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme. Një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash bashkë me mbikëqyrësit qarkorë të zonës po i ndihmojnë dhe po u japin zemër nga Shkrimet lajmëtarëve të prekur.

Pavarësisht nga kushtet e vështira, vëllezërit tanë vazhdojnë aktivitetet teokratike. Vëllai Robert Hendriks, që organizon punën nga Zyra Vendëse e Informacionit për Publikun në zyrën e degës të Shteteve të Bashkuara, shpjegon: «Tërmetet nuk janë të zakonshme për Porto-Rikon, ndaj motrat dhe vëllezërit kanë qenë disi në ankth. Gjithsesi kemi marrë zemër teksa shohim që ata janë pozitivë. Kanë bërë çmos t’i ndjekin mbledhjet dhe të predikojnë, edhe pse nuk kanë pasur drita ose ujë. Pleqtë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme duke i inkurajuar dhe mbështetur ata që kanë nevojë.»

Shumë vëllezër rrinë jashtë shtëpive që të mos dëmtohen nëse bie sërish tërmet

Marrim zemër nga vëllezërit dhe motrat që i vlerësojnë aktivitetet teokratike, pavarësisht nga kjo katastrofë natyrore. Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’u japë paqe.—Psalmi 119:165.