Kalo te përmbajtja

Përmbytje në Guatemalë (majtas) dhe Kosta-Rikë (djathtas)

20 NËNTOR 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Uragani Eta goditi Amerikën Qendrore, Ishujt Kajman, Ishujt Bahama, Xhamajkën, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara

Uragani Eta goditi Amerikën Qendrore, Ishujt Kajman, Ishujt Bahama, Xhamajkën, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara

Vendi

Amerika Qendrore, Ishujt Bahama, Ishulli i Madh Kajman, Xhamajkë, Meksikë dhe juglindja e Shteteve të Bashkuara

Katastrofa

  • Uragani Eta i kategorisë 4 arriti në Porto-Kabezas, Nikaragua, më 3 nëntor 2020. Më pas vazhdoi në pjesë të tjera të Amerikës Qendrore ku shkaktoi dëme të mëdha

  • Mjerisht, në Tabasko, Meksikë, vdiq nipi nëntëvjeçar i një çifti Dëshmitarësh ngaqë e morën ujërat e përmbytjes

  • Uragani Eta u shndërrua në një stuhi tropikale dhe preku Ishullin e Madh Kajman, Ishujt Bahama dhe Xhamajkën. Stuhia vazhdoi drejt Gjirit të Meksikës dhe preku Shtetet e Bashkuara

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Kosta-Rikë

    • 108 lajmëtarë u evakuan

    • 7 lajmëtarë humbën gjithë sa kishin

  • Guatemalë

    • 163 lajmëtarë u evakuan dhe 85 prej tyre janë kthyer në shtëpi

    • 3 familje humbën të gjitha zotërimet

    • 1 familje me 3 lajmëtarë ngecën në katin e dytë të shtëpisë së tyre para se t’i nxirrnin nga rreziku

  • Honduras

    • 1.984 lajmëtarë u evakuan dhe të paktën 376 prej tyre janë kthyer në shtëpi

  • Xhamajkë

    • 4 lajmëtarë u evakuan

  • Meksikë

    • Në shtetet e Çiapasit dhe të Tabaskos, 1.618 lajmëtarë u evakuan; 112 prej tyre janë kthyer në shtëpi

  • Nikaragua

    • 238 lajmëtarë u evakuan; 232 prej tyre janë kthyer në shtëpi

  • Panama

    • 27 lajmëtarë u evakuan; 6 prej tyre janë kthyer në shtëpi

  • Shtetet e Bashkuara

    • 48 lajmëtarë u evakuan; 27 prej tyre janë kthyer në shtëpi

Prona të dëmtuara

  • Ishujt Bahama

    • 1 shtëpi u dëmtua

  • Kosta-Rikë

    • 3 shtëpi u shkatërruan

    • 6 shtëpi u dëmtuan

  • Guatemalë

    • 2 shtëpi u shkatërruan nga rrëshqitjet e dheut

  • Honduras

    • 7 Salla Mbretërie pësuan dëmtime të lehta

  • Nikaragua

    • 73 shtëpi u dëmtuan

  • Ishulli i Madh Kajman

    • 4 shtëpi u dëmtuan

    • 1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të lehta

  • Xhamajkë

    • 50 shtëpi u dëmtuan

    • 1 Sallë Mbretërie u dëmtua

  • Shtetet e Bashkuara

    • 141 shtëpi u dëmtuan

    • 9 Salla Mbretërie pësuan dëme të lehta

Ndihma në rast katastrofash

  • Dega e Amerikës Qendrore caktoi tri Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK), dy në Meksikë dhe një në Honduras, që të koordinojnë punën për dhënien e ndihmës. Në shtetet e tjera po ndihmojnë ato KNRK që ishin caktuar të kujdeseshin për dhënien e ndihmës gjatë COVID-19

  • Në territorin e degës së Shteteve të Bashkuara, po mbështetin me dhënien e ndihmës kongregacionet dhe KNRK-të që ishin caktuar për COVID-19 në këto zona

  • Mbikëqyrësit qarkorë në të gjitha këto zona po u japin zemër nga Shkrimet familjeve të prekura

  • Vëllezërit e motrat vendës në zonat e sigurta po sigurojnë strehim dhe ushqim për të evakuarit

  • Vëllezërit dhe motrat po ndjekin të gjitha udhëzimet për pandeminë COVID-19 ndërsa ndihmojnë gjatë kësaj periudhe

Pavarësisht nga efektet shkatërruese të kësaj stuhie, marrim zemër kur shohim vëllezërit që po mbështetin njëri-tjetrin. E dimë se Perëndia ynë, Jehovai, po tregon se është «një strehë e sigurt në kohë vuajtjesh».—Psalmi 9:9.