Kalo te përmbajtja

Hyrja e Qendrës së Suportit Teknik të Dëshmitarëve të Jehovait (paraqitje kompjuterike)

21 DHJETOR 2023
LAJME NDËRKOMBËTARE

Qyteti i Fishkillit, Nju-Jork, SHBA, jep miratimin për Qendrën e Re të Suportit Teknik të Dëshmitarëve të Jehovait

Qyteti i Fishkillit, Nju-Jork, SHBA, jep miratimin për Qendrën e Re të Suportit Teknik të Dëshmitarëve të Jehovait

Më 27 tetor 2023, u dha miratimi për një plan të ri ndërtimi në kompleksin e Bethelit të Fishkillit, Nju-Jork. Me këtë leje nga Bordi i Planit Urbanistik të Qytetit, puna për ndërtimin e qendrës mund të fillojë menjëherë.

Godinat e Bethelit të Fishkillit ndodhen rreth 64 kilometra në veri të Selisë Botërore të Dëshmitarëve të Jehovait në Uoruik, Nju-Jork, SHBA. Vëllezërit e motrat që shërbejnë në Fishkill japin suport informativ dhe teknik për përdorimin e kompjuterëve ose kanë caktime te tjera.

Godinat e reja do të ndërtohen në një pronë me sipërfaqe 23 hektarë, përballë godinave ekzistuese të Bethelit. Qendra do të ketë një godinë 2-katëshe për zyrat me sipërfaqe prej 4.366 metrash katrorë, një godinë për departamentin e mirëmbajtjes prej 1.393 metrash katrorë dhe një godinë me hapësira rekreative prej 1.393 metrash katrorë. Gjithashtu janë planifikuar ambiente të jashtme për zbavitje. Projekti u dizenjua duke i kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së mjedisit.

Paraqitje kompjuterike e Qendrës së Suportit Teknik në Fishkill, që do të ketë: (1) një godinë 2-katëshe zyrash (2) një godinë për aktivitete rekreative (3) një godinë për departamentin e mirëmbajtjes dhe (4) hapësira të jashtëm për aktivitete rekreative

Edhe pse shumica e punës së ndërtimit do të behët nga kontraktorë të jashtëm, projekti do të mbikëqyret nga disa vëllezër që shërbejnë në Bethel. Parashikohet që projekti të përfundojë nga tetori i vitit 2025.

Vëlla Xhejson Kejli, që shërben në Bethelin e Fishkillit, tha: «Deri tani, në Bethelin e Fishkillit nuk kemi pasur shumë ambiente të përbashkëta për ne që jetojmë këtu. Megjithatë, këto godina të reja do të na ofrojnë hapësira ku mund të rrimë dhe të punojmë së bashku. Mezi po presim që qendra e re të përfundojë!»

Disa nga rezidencat ekzistuese të Bethelit në Fishkill, Nju-Jork

Jemi shumë të lumtur për njoftimin e këtij projekti ndërtimi që do të forcojë unitetin e atyre që shërbejnë në Bethelin e Fishkillit. Lutemi bashkë me ta që Jehovai të derdhë me bollëk bekimin e tij mbi këtë projekt emocionuese.—Psalmi 127:1.