Kalo te përmbajtja

Goma që digjen, bllokojnë një rrugë në Port-o-Prens, Haiti

19 MARS 2024
HAITI

Në Haiti, vëllezërit po përballen me trazira të mëdha civile

Në Haiti, vëllezërit po përballen me trazira të mëdha civile

Vitet e fundit, vëllezërit e motrat në Haiti janë prekur nga bandat e dhunshme dhe trazirat civile në rritje. Që nga 2 marsi i 2024-s, dita kur grupet e armatosura sulmuan ndërtesa të rëndësishme dhe shërbime të tjera, paqëndrueshmëria dhe dhuna kanë pushtuar kryeqytetin e Port-o-Prensit. Qeveria e Haitit ka vendosur shtetrrethimin dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Raportet tregojnë se thuajse 15.000 njerëz janë detyruar të largohen drejt zonave më të sigurta të vendit dhe shumë janë vrarë.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është plagosur

  • 113 vëllezër e motra janë shpërngulur

  • 2 shtëpi janë shkatërruar

  • 5 familje kanë humbur të gjitha gjërat personale për shkak të grabitjeve

  • Asnjë Sallë Mbretërie nuk është dëmtuar a shkatërruar

Ndihma në rast katastrofash

  • Janë ngritur 4 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës në gjithë territorin e degës

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë materiale të prekurve, përfshirë edhe atyre që u është dashur të largohen nga dhuna

Si një vëllazëri mbarëbotërore, të gjithë lutemi që Jehovai t’u japë mençuri dhe qetësi vëllezërve e motrave në Haiti, gjatë kësaj periudhe stresuese. Ashtu si ata, mezi presim kohën kur të plotësohet premtimi i Jehovait për botën e re, ku do të kemi «paqe pa fund».—Psalmi 72:7.