Kalo te përmbajtja

A pranojnë Dëshmitarët e Jehovait trajtim mjekësor?

A pranojnë Dëshmitarët e Jehovait trajtim mjekësor?

 Po, Dëshmitarët e Jehovait pranojnë ilaçe dhe trajtim mjekësor. Ne përpiqemi të kujdesemi për trupin dhe të mbajmë shëndet të mirë, por ndonjëherë kemi «nevojë për mjek». (Luka 5:​31, Diodati i Ri) Në fakt, ashtu si Luka, një i krishterë i shekullit të parë, edhe sot disa Dëshmitarë të Jehovait janë mjekë.​—Kolosianëve 4:14.

 Megjithatë, disa trajtime bien ndesh me parimet biblike dhe ne i refuzojmë. Për shembull, ne nuk i pranojmë transfuzionet e gjakut, sepse Bibla e ndalon futjen e gjakut në trup. (Veprat 15:20) Në mënyrë të ngjashme, Bibla i ndalon trajtimet shëndetësore ose procedurat që përfshijnë praktika okultizmi.​—Galatasve 5:​19-21.

 Gjithsesi, pjesa më e madhe e trajtimeve mjekësore nuk bie ndesh me parimet biblike. Prandaj, këtu futet zgjedhja personale. Një Dëshmitar mund të vendosë ta pranojë një lloj ilaçi ose trajtimi, kurse, po të njëjtin trajtim, një Dëshmitar tjetër mund ta refuzojë.​—Galatasve 6:5.