Kalo te përmbajtja

BIBLA TË NDRYSHON JETËN

Ata gjetën ‘margaritarin me vlerë të madhe’

Ata gjetën ‘margaritarin me vlerë të madhe’

 Jezui mësoi se Mbretëria e Perëndisë do t’u japë zgjidhje të gjitha problemeve të njerëzimit. (Mateu 6:10) Te Mateu 13:44-46, ai bëri këto dy ilustrime për të treguar vlerën që ka e vërteta për Mbretërinë e Perëndisë:

  •   Një njeri po punonte në arë dhe befas gjeti një thesar të fshehur.

  •   Një tregtar shëtitës që kërkonte margaritarë të çmuar, gjeti një margaritar me vlerë të madhe.

 Të dy burrat shitën me kënaqësi gjithçka që kishin për të shtënë në dorë thesarin që sapo gjetën. Këta burra përfaqësojnë ata që e vlerësojnë aq shumë Mbretërinë, sa bëjnë sakrifica të mëdha për të marrë bekimet e saj. (Luka 18:29, 30) Në këtë video, shih historitë e dy personave që vepruan njësoj si burrat në ilustrimin e Jezuit.