Kalo te përmbajtja

Siti JW.ORG promovohet në panairin e librit në Toronto

Siti JW.ORG promovohet në panairin e librit në Toronto

Në datat 13-16 nëntor 2014, qendra Metro Toronto Convention Centre hapi dyert për Panairin Ndërkombëtar të Librit në Toronto, një ekspozitë me libra të shtypur dhe elektronikë. Për katër ditë panairin e vizituan më shumë se 20.000 veta.

Në panair morën pjesë edhe Dëshmitarët e Jehovait, të cilët ishin të pranishëm me një stendë interaktive dhe të ndriçuar. Në disa tableta të montuara demonstrohej si të lundrosh në sitin jw.org.

Një nga menaxherët e këtij evenimenti u shpreh: «Siti juaj është vërtet modern. Mendoj se ekspozuesit e tjerë duhet të mësojnë nga ju.» Vizitorët thanë se është mjaft profesional dhe i lehtë për të lundruar e trajton pyetje të rëndësishme. Gjithashtu, u bëri përshtypje që siti i ndihmon njerëzit të përballojnë problemet dhe shqetësimet.

Teksa vullnetarët Dëshmitarë që kujdeseshin për stendën bisedonin me njerëzit, vunë re se shumica e vizitorëve nuk kishin dëgjuar kurrë për sitin jw.org përpara se të vinin në panairin e librit. Pothuajse çdo vizitor pranoi një kartëvizitë ose fletushkën Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës? Shumë thanë se do ta shihnin përsëri sitin dhe disa u kërkuan Dëshmitarëve të Jehovait që t’i kontaktonin në shtëpi.

E premtja ishte «Dita e fëmijëve» në panairin e librit, prandaj vullnetarët u përqendruan te videot me skicime nga siti jw.org. Grupe me nxënës të shoqëruar nga mësuesit, ndalonin dhe shihnin videot.

Një burrë nga Çikago, i cili punon për një kompani që shtyp Bibla, vlerësoi cilësinë e Biblës Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re që ishte ekspozuar. Ai donte të lidhej me ata që e kishin shtypur këtë Bibël, prandaj i dhanë një kartëvizitë.

Vizitorët panë materiale në 16 gjuhë, nga më tepër se 700 gjuhët që disponohen në sit: amharike, angleze, bengale, frënge, greke, gujarate, hindi, kineze, koreane, portugeze, spanjolle, suedeze, tamile, tigrinia, urdu dhe vietnameze.

Një Dëshmitar që mirëpriti vizitorët në stendë vërejti se një gjë është t’u flasësh njerëzve për sitin, por është krejtësisht gjë tjetër t’ua tregosh konkretisht. Ai u shpreh: «Patëm një mundësi të mrekullueshme për të ekspozuar sitin.»