Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?

Kush do ta shpëtojë planetin Tokë?

 Shumë veta mendojnë se njerëzit po e dëmtojnë tokën e jetën në të, dhe kjo i ka shqetësuar jashtë mase. Sipas disa ekspertëve të mjedisit, veprimtaritë e njeriut po çojnë drejt zhdukjes disa specie dhe po dëmtojnë biodiversitetin e planetit si kurrë më parë.

 A do ta shkatërrojnë njerëzit tokën? Apo do të vijë një kohë që do të jetojnë më në harmoni me natyrën?

A do të kenë sukses përpjekjet e njeriut?

 Mjaft ekspertë janë të sigurt se njerëzit mund ta mbrojnë tokën dhe të jetojnë në harmoni me natyrën. Disa studiues mendojnë se që të arrihet kjo, duhen bërë ndryshime në shumë fusha njëkohësisht. Këto ndryshime do të përfshinin:

  •   Të menaxhohen më mirë burimet natyrore, si toka, pyjet, moçalet dhe oqeanet.

  •   Të ndryshohen praktikat bujqësore dhe të përdoren burime të tjera energjie.

  •   Të ndryshohet mënyra e prodhimit dhe e shpërndarjes së ushqimit, që njerëzit të hanë më shumë perime dhe më pak mish e peshk, si dhe të konsumojnë e të shpërdorojnë më pak ushqim.

  •   Të pranojnë se një jetë cilësore nuk varet nga zotërimi i sa më shumë gjërave materiale.

 Si mendon? A është realiste të presim që qeveritë, bizneset dhe individët të bashkëpunojnë si kurrë më parë, që t’i arrijnë synimet e mësipërme? Apo mendon se kjo është e pamundur për shkak të lakmisë së rrënjosur thellë, të egoizmit dhe të dritëshkurtësisë së disa njerëzve?—2 Timoteut 3:1-5.

Arsye për të shpresuar

 Bibla na siguron se e ardhmja e planetit tonë është në duar të sigurta. Ajo shpjegon pse nuk mjaftojnë përpjekjet e njerëzve për të shpëtuar tokën, si dhe përshkruan ndryshimin e vërtetë që duhet bërë. Tregon edhe si do të ndodhë ky ndryshim.

 Pse planetin nuk mund ta shpëtojnë vetëm përpjekjet e njerëzve? Perëndia Jehova a krijoi tokën dhe u caktoi njerëzve përgjegjësinë që të kujdeseshin për të. (Zanafilla 1:28; 2:15) Ata do të kishin sukses vetëm nëse do të kërkonin drejtimin e Krijuesit dhe do t’u bindeshin udhëzimeve të tij. (Proverbat 20:24) Në vend të kësaj e hodhën poshtë Jehovain dhe vendosën të jetonin të pavarur prej tij. (Eklisiastiu 7:29) Njerëzit nuk janë të aftë të kujdesen vetë për tokën, prandaj çdo përpjekje që bëjnë, thjesht ka sukses të kufizuar.—Proverbat 21:30; Jeremia 10:23.

 Ndryshimi i domosdoshëm. Perëndia Jehova ka synim t’i ndalojë njerëzit që po e shkatërrojnë tokën. (Zbulesa 11:18) Ai nuk do të bëjë reforma në qeveri dhe në shoqërinë njerëzore të cilat po dëmtojnë planetin, por do t’i zëvendësojë komplet. (Zbulesa 21:1) Prandaj deklaron: «Ja, po bëj çdo gjë të re.»—Zbulesa 21:5.

 Si do të ndodhë ky ndryshim? Jehovai do t’i zëvendësojë qeveritë njerëzore me një qeveri qiellore që quhet Mbretëria e Perëndisë. Kjo qeveri nën drejtimin e Jezu Krishtit, do të administrojë çështjet e tokës.—Danieli 2:44; Mateu 6:10.

 Mbretëria e Perëndisë do t’i mësojë njerëzit që të jetojnë në përputhje me standardet e tij të drejta. Kur ata të pranojnë se ekziston një Krijues dhe të ndjekin udhëzimet e tij, do të jetojnë në harmoni me natyrën. (Isaia 11:9) Bibla përshkruan se si kjo qeveri do t’i ndihmojë njerëzit të kenë një cilësi jete të shkëlqyer, e cila nuk do ta dëmtojë planetin tonë. Ja çfarë do të arrijë:

 Mund të jesh i sigurt se Mbretëria e Perëndisë do t’i sjellë së shpejti këto ndryshime. Për më shumë informacion, lexo artikullin «Kur do ta qeverisë tokën Mbretëria e Perëndisë?»

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.