Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Comstock Images/Stockbyte via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Cilin udhëheqës do të zgjedhësh?—Çfarë thotë Bibla?

Cilin udhëheqës do të zgjedhësh?—Çfarë thotë Bibla?

 Javët në vijim do të mbahen zgjedhje në vende të ndryshme të botës. Njerëzit po marrin vendime të rëndësishme se cilët udhëheqës do të zgjedhin.

 Çfarë thotë Bibla?

Udhëheqësit njerëzorë kanë kufizime

 Bibla nxjerr në pah një kufizim që kanë të gjithë udhëheqësit njerëzorë.

  •   «Mos kini besim te princat, as te ndonjë bir njeriu që nuk sjell dot shpëtim. Kur fryma i del, njeriu kthehet prapë në dhé; po atë ditë merr fund çdo mendim i tij.»—Psalmi 146:3, 4.

 Edhe udhëheqësit më të aftë, prapëseprapë do të vdesin. Për më tepër, nuk mund të garantojnë se pasuesit e tyre do të vazhdojnë të njëjtën punë të mirë që kanë bërë ata.—Eklisiastiu 2:18, 19.

 E vërteta është se Bibla thotë se njerëzit nuk janë krijuar të vetëqeverisen.

  •   «Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij.»—Jeremia 10:23.

 A ekziston ndonjë udhëheqës i mirë sot?

Një udhëheqës i miratuar nga Perëndia

 Bibla shpjegon se Zoti ka caktuar udhëheqësin më të aftë e më të besueshëm që mund të ekzistojë: Jezu Krishtin. (Psalmi 2:6) Jezui është Mbret i Mbretërisë së Perëndisë, një qeveri e cila qeveris nga qielli.—Mateu 6:10.

 Po ti, a do ta zgjedhësh Jezuin si udhëheqës? Bibla thekson pse kjo zgjedhje është e rëndësishme:

  •   «Nderoni birin [Jezu Krishtin], që Perëndia të mos indinjohet me ju e të zhdukeni nga udha e drejtë, sepse zemërimi i Tij mund të ndizet flakë në çast. Lum të gjithë ata që gjejnë strehë tek Ai!»—Psalmi 2:12.

 Tani është koha të marrësh një vendim. Profecitë e Biblës tregojnë se Jezui nisi të qeveriste në vitin 1914 dhe se, së shpejti, Mbretëria e Perëndisë do t’i zëvendësojë të gjitha qeveritë njerëzore.—Danieli 2:44.

 Që të mësosh më shumë si mund ta mbështetësh Jezuin si udhëheqës, lexo artikullin «Merr anën e Mbretërisë së Perëndisë që tani!»