Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

hadynyah/​E+ via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Krizë globale ushqimi si pasojë e luftës dhe e ndryshimeve klimatike—Çfarë thotë Bibla?

Krizë globale ushqimi si pasojë e luftës dhe e ndryshimeve klimatike—Çfarë thotë Bibla?

 Lufta në Ukrainë dhe pasojat që po sjell ndryshimi i klimës, po shkaktojnë mungesa serioze të ushqimit në mbarë botën. Kjo po vërehet sidomos në vendet në zhvillim, ku shumë njerëz e kanë tejet të vështirë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm.

  •   «Lufta, ndryshimet klimatike, rritja e çmimit të energjisë dhe faktorë të tjerë, po e vështirësojnë prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit.»—Antonio Guterresi, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, 17 korrik 2023.

  •   «Ekspertët parashikojnë se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja për eksportin e grurit, do të përkeqësojë krizën globale të ushqimit dhe do të rritë më tej inflacionin në vendet me të ardhura të pakta, sidomos në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme.»—Atalayar.com, 23 korrik 2023.

 Shqyrto çfarë thotë Bibla për krizat ushqimore dhe për të ardhmen.

Bibla paratha kriza ushqimi

  •   Jezui profetizoi: «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie e do të ketë mungesa ushqimi.»Mateu 24:7.

  •   Në Bibël, te libri i Zbulesës, përshkruhen katër kalorës simbolikë. Një prej kalorësve përfaqëson luftërat. Atë e ndjek një tjetër që përfaqëson zinë e bukës, një kohë kur do të kishte pak ushqim, i cili do të shitej me çmime marramendëse. «Pashë një kalë të zi. Kalorësi i tij kishte në dorë një peshore. Atëherë dëgjova një zë . . . që tha: ‘Një kilogram grurë ose tre kilogramë elb për pagën e një dite pune.’»—Zbulesa 6:5, 6, Bibla ECM.

 Këto profeci të Biblës për krizat e ushqimit po përmbushen në kohën tonë, të cilën Bibla e përshkruan si «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1) Që të mësosh më shumë për «ditët e fundit» dhe për kalërimin e 4 kalorësve që përshkruan Zbulesa, shih videon Bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 1914 dhe lexo artikullin «Cilët janë katër kalorësit?»

Si na ndihmon Bibla

  •   Bibla përmban këshilla praktike që mund të na ndihmojnë të përballojmë me sukses situatat e vështira, si rritja e çmimeve të ushqimeve ose edhe mungesën e tyre. Lexo disa prej këtyre këshillave në artikullin «Si t’ia dalësh me më pak të ardhura».

  •   Gjithashtu Bibla na jep shpresë se gjërat do të përmirësohen. Ajo premton se do të vijë koha kur «në tokë do të ketë drithë me bollëk» dhe ushqimi do të jetë i bollshëm për të gjithë. (Psalmi 72:16) Që të mësosh më tepër për shpresën e Biblës për të ardhmen dhe për arsyet pse mund ta besosh, lexo artikullin «Shpresë e sigurt për një të ardhme më të mirë».