Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Anton Petrus/Moment via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

A është e pashmangshme lufta botërore?—⁠Çfarë thotë Bibla?

A është e pashmangshme lufta botërore?—⁠Çfarë thotë Bibla?

 Gjatë 30 viteve të fundit, shumë njerëz kanë menduar se marrëdhëniet mes shteteve të ndryshme nëpër botë ishin të qëndrueshme, e madje drejt përmirësimit. Mirëpo, ngjarjet e kohëve të fundit ua kanë vënë në pikëpyetje këtë mendim.

  •   «Shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë kufirit të Libanit, ngrenë alarmin për përhapjen e luftës së Gazës në rajon.»—Reuters, 6 janar 2024.

  •   «Sot Irani, me grupet e mbështetura prej tij që po sulmojnë nga shumë pika strategjike dhe me riaktivizimin e befasishëm të programit të armëve bërthamore, është një kërcënim i ri për Perëndimin—kësaj here edhe me përkrahjen e Rusisë dhe të Kinës.»—The New York Times, 7 janar 2024.

  •   «Sulmet e Rusisë vazhdojnë të shkaktojnë kaos e dëme të mëdha në mbarë Ukrainën.»—UN News, 11 janar 2024.

  •   «Rritja e pushtetit ekonomik e ushtarak të Kinës, dëshira gjithnjë e më e madhe e Tajvanit për identitet kombëtar dhe marrëdhëniet e tensionuara mes Pekinit dhe Uashingtonit, plotësojnë kushtet për një konflikt të mundshëm.»—The Japan Times, 9 janar 2024.

 A thotë gjë Bibla për gjendjen e paqëndrueshme që shohim sot në botë? A do të shkaktojë luftë botërore kjo gjendje e tensionuar?

Bibla i kishte parathënë ngjarjet e kohëve tona

 Bibla nuk kishte parathënë ndonjë luftë specifike për kohën tonë. Gjithsesi, ajo kishte parathënë se luftërat do të karakterizonin periudhën ku jetojmë dhe ‘do të hiqnin paqen nga toka’.—Zbulesa 6:4.

 Libri i Danielit kishte parathënë se «në kohën e fundit», fuqitë botërore konkurruese ‘do të shtynin’ njëra-tjetrën, pra do të luftonin për pushtet. Në këtë luftë do të ekspozonin fuqinë e tyre të madhe ushtarake dhe do të shpenzonin «thesaret» ose shuma marramendëse parash.—Danieli 11:40, 42, 43.

Një luftë që po afrohet

 Bibla tregon se situata botërore do të përkeqësohet para se të përmirësohet. Jezui paratha: «Do të ketë një shtrëngim aq të madh, sa nuk ka pasur që nga fillimi i botës e deri tani.» (Mateu 24:21) Ky ‘shtrëngim i madh’ do të arrijë kulmin në luftën që quhet Armagedon, e cila përshkruhet si ‘lufta e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’.—Zbulesa 16:14, 16.

 Megjithatë, Armagedoni do ta shpëtojë njerëzimin, nuk do ta shkatërrojë. Me anë të kësaj lufte, Perëndia do t’i japë fund sundimit njerëzor, i cili ka shkaktuar tërë këto luftëra të tmerrshme. Për të kuptuar si do të sjellë paqe të qëndrueshme Armagedoni, lexo artikujt e mëposhtëm: