Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Lidhja me Zotin

Lidhja me Zotin

Siç u tha në fillim, shumë njerëz e konsiderojnë Biblën si libër të shenjtë. Ata shohin se, kur e lexojnë dhe ndjekin drejtimin e saj, ndihen të lumtur ngaqë lidhen më ngushtë me Zotin dhe kuptojnë qëllimin e jetës.

Bibla thotë se njerëzit ‘me karakter frymor’, pra ata që kanë një lidhje të ngushtë me Zotin, e përvetësojnë pikëpamjen e Zotit dhe jetojnë sipas normave të tij. Kurse ata që s’duan t’ia dinë për të, ecin gjithmonë sipas dëshirave të veta.—Juda 18, 19; Efesianëve 5:1.

KANË SHPRESË

PARIMI I BIBLËS: «Po të shkurajohesh në ditë të keqe, fuqia jote do të jetë e paktë.»​—Proverbat 24:10.

Ç’DO TË THOTË: Shkurajimi mund të na e shterojë forcën që na duhet për të përballuar problemet. Kurse shpresa mund të na japë kurajën për të vazhduar përpara. Na ngushëllon fakti se problemet që hasim janë të përkohshme; dhe në fund të fundit ato mund të sjellin edhe diçka të mirë.

Ç’MUND TË BËSH: Përpiqu të jesh optimist për të ardhmen. Në vend që të shqetësohesh se çfarë mund të ndodhë ose të presësh rrethanat e përsosura, ec përpara drejt synimeve të tua. Kuptohet, mund të ndodhin «ngjarje të paparashikuara». (Eklisiastiu 9:11) Por, të jemi realistë, gjërat shpesh dalin më mirë se ç’prisnim. Ja pse, me një metaforë të marrë nga jeta bujqësore, Bibla thotë: «Në mëngjes mbille farën dhe gjer në mbrëmje mos e lër dorën tënde të pushojë; sepse nuk e di se ku do të ketë sukses, këtu ose atje, apo që të dyja do të jenë njësoj të mira.»—Eklisiastiu 11:6.

DINË PËRGJIGJET E PYETJEVE THELBËSORE TË JETËS

PARIMI I BIBLËS: ‘Më ndihmo të kuptoj. Fjala jote është e vërteta.’​—Psalmi 119:144, 160.

Ç’DO TË THOTË: Bibla u jep përgjigje pyetjeve që i ka thuajse çdo njeri. Për shembull, ajo u përgjigjet pyetjeve të tilla si:

  • Nga kemi ardhur?

  • Cili është qëllimi i jetës?

  • Çfarë ndodh kur dikush vdes?

  • Vetëm kaq është jeta?

Miliona veta përreth botës janë më të lumtur ngaqë kanë shqyrtuar përgjigjet që jep Bibla për këto pyetje dhe të tjera.

Ç’MUND TË BËSH: Shikoje vetë çfarë mëson Bibla. Kërkoji ndonjë Dëshmitari të Jehovait të të ndihmojë të kuptosh Biblën. Lundro në sitin jw.org ose ndiq një nga mbledhjet tona ku nuk mblidhen para dhe të gjithë janë të mirëpritur.

PARIME TË TJERA NGA BIBLA

Shih videon Pse ta studiosh Biblën? në sitin jw.org. Disponohet në më shumë se 880 gjuhë

PRANO SE KE NEVOJË TË LIDHESH ME ZOTIN.

«Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.»​—MATEU 5:3.

MËSO MË SHUMË NGA BIBLA PËR ZOTIN.

‘Kërkoje Perëndinë se mund ta gjesh, ai nuk është larg nga secili prej nesh.’​—VEPRAT 17:27.

LEXO DHE MENDO THELLË PËR MESAZHIN E BIBLËS.

«Lum njeriu që . . . gjen kënaqësi në ligjin e Jehovait, * dhe e lexon nën zë ditë e natë. . . . I shkon mbarë çdo gjë që bën.»​—PSALMI 1:1-3.

^ par. 23 Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.