Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shërohet një i lebrosur

Shërohet një i lebrosur

Për të rinjtë

Shërohet një i lebrosur

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

Personazhet kryesore: Naamani, Eliseu dhe një vajzë izraelite, emrin e së cilës nuk e dimë.

Përmbledhje: Kreu i ushtrisë së Sirisë kurohet nga një sëmundje e neveritshme, pasi një vajzë izraelite i rekomandon të takojë Eliseun.

1 ANALIZO NGJARJEN.​LEXO 2 MBRETËRVE 5:1-19.

Si mendon se duhet të jetë ndier vajza e vogël izraelite, duke pasur parasysh që e kishin marrë nga familja e saj me frikë Perëndie?

․․․․․

Çfarë zhgënjimi mund të dalloni te Naamani, një burrë i fuqishëm me një sëmundje ligështuese?

․․․․․

Çfarë ndjenjash vini re te dialogu mes Naamanit dhe shërbëtorëve të tij në vargjet 11 deri 13?

․․․․․

Cilin ndryshim në qëndrimin e Naamanit dalloni në fillim të vargut 15?

․․․․․

2 KËRKO MË THELLË.

Cilët faktorë mund të kenë kontribuar në krenarinë e Naamanit? (Lexo përsëri vargun 1.)

․․․․․

Duke përdorur materialet për kërkim që ke në dispozicion, gjej disa të dhëna për lebrën në kohët biblike. * (Për shembull, sa e rëndë ishte kjo sëmundje? A ishte ngjitëse? Si kurohej?)

․․․․․

Ç’ndikim mendon se ka pasur shërimi i Naamanit te vajza e vogël izraelite?

․․․․․

Si mund ta ketë vënë në provë Naamanin përgjigjja e Eliseut? (Shih vargun 10.)

․․․․․

3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Rreziqet e krenarisë.

․․․․․

Guximin që të flasësh në mbrojtje të bindjeve të tua.

․․․․․

Fuqinë e Jehovait për të shëruar sëmundje.

․․․․․

4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

NËSE NUK KE BIBËL, KËRKOJU NJË DËSHMITARËVE TË JEHOVAIT OSE LEXOJE NË ADRESËN E INTERNETIT www.watchtower.org

[Shënimi]

^ par. 18 Sëmundja e njohur në kohët biblike si lebra, përfshin atë që sot quhet sëmundja e Hansenit.