KULLA E ROJËS Nr. 1 2018 | A është ende praktike Bibla?
A ËSHTË ENDE PRAKTIKE BIBLA?
Me gjithë informacionin në botën e sotme të teknologjisë së lartë, a është Bibla tepër e vjetër për të qenë praktike? Bibla thotë:
«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm.»—2 Timoteut 3:16.
Ky numër i Kullës së Rojës shqyrton pohimin e Biblës se mund të na japë drejtim në çdo fushë të jetës.
A është praktik drejtimi i Biblës?
Me gjithë këtë informacion të minutës së fundit, pse t’i drejtohemi një libri thuajse 2.000-vjeçar?
Mësimet e Biblës—Të mençura në çdo kohë
Mësimet e Biblës jo vetëm që nuk janë vjetruar në krahasim me zbulimet e reja, por kanë si themel vlera e parime që janë edhe praktike, edhe vlejnë në çdo kohë.
E dalë mode apo një hap para?
Bibla nuk është libër shkencor, por përmban thënie shkencore që mund të të habitin.
1 Ndihmë për të shmangur problemet
Shih si i ka ndihmuar mençuria e Perëndisë njerëzit që të shmangin disa nga problemet më të mëdha të jetës.
2 Ndihmë për të zgjidhur problemet
Bibla jep mençuri për të kapërcyer edhe probleme stresuese që duket sikur s’mbarojnë kurrë, si meraku i tepërt, zvarritja e punëve dhe vetmia.
3 Ndihmë për të përballuar problemet
Ç’të bësh për problemet që as i shmang e as zgjidh dot, si sëmundjet kronike ose vdekja?
Bibla dhe e ardhmja jote
Fjala e Perëndisë mund të na ndihmojë të përballojmë gjërat që përjetojmë tani, problemet e përditshme në këtë botë të pasigurt. Mirëpo, ajo shkon më tej. Na ndriçon edhe të ardhmen.
Si mendon?
Shqyrto çfarë besojnë disa dhe çfarë thotë vetë Bibla për këtë.