Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE

Jo vetëvrasjes!

Jo vetëvrasjes!

PO TA takoje Dianën, * do të të dukej një vajzë inteligjente, miqësore dhe e shoqërueshme. Por përtej pamjes së jashtme e të këndshme fshihet një dëshpërim paralizues që e bën të ndihet tërësisht e pavlerë për shumë ditë, javë e madje muaj. «S’kalon një ditë që nuk mendoj të vdes,—thotë ajo.—Mendoj vërtet se bota do të ishte më mirë pa mua.»

«Disa studime kanë treguar se për çdo vdekje që vjen nga vetëvrasja, 200 veta kanë tentuar dhe 400 [të tjerë] kanë menduar të vetëvriten.»—THE GAZETTE, MONREAL, KANADA.

Diana thotë se nuk do të kryente kurrë vetëvrasje. Megjithatë, ndonjëherë nuk gjen shumë arsye për të jetuar. «Dëshira ime më e madhe është të vdes në një aksident,—thotë ajo.—Kam arritur në pikën që e shoh vdekjen si mik, jo si armik.»

Shumë njerëz ndoshta ndihen kështu si Diana dhe disa prej tyre vërtet kanë menduar—ose kanë tentuar—të vetëvriten. Por ekspertët bëjnë të ditur se shumica e njerëzve që përpiqen të vrasin veten në fakt nuk duan t’i japin fund jetës, por vetëm vuajtjeve. Me pak fjalë, besojnë se kanë një arsye për të vdekur, por ajo që u nevojitet është një arsye për të jetuar.

Pse t’i thuash jo vetëvrasjes? Shqyrto tri arsye pse ia vlen të jetosh.

^ par. 3 Emri është ndryshuar.