Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Drita e ftohtë e xixëllonjës

Drita e ftohtë e xixëllonjës

A është projektuar?

Drita e ftohtë e xixëllonjës

● Në rajonet tropikale dhe në rajonet me klimë të butë, xixëllonja njihet nga drita që bën kur do të tërheqë një partner. Është për t’u habitur që drita e saj është ku e ku në krahasim me dritën inkandeshente dhe fluoreshente të prodhuar nga njeriu. Herën tjetër kur të merrni faturën e dritave, mendoni se ç’mund të bëjë ky insekt i vockël.

Shqyrtoni faktet: Llamba inkandeshente shndërron vetëm 10 për qind të energjisë së saj në dritë; pjesa tjetër humbet në formë nxehtësie. Llamba fluoreshente funksionon më mirë duke shndërruar 90 për qind të energjisë në dritë. Por asnjëra prej tyre nuk krahasohet me xixëllonjën. Me fare pak rreze ultravjollcë ose infra të kuqe, ky insekt e shndërron gati 100 për qind të energjisë së tij në dritë.

Sekreti i xixëllonjës qëndron në reaksionet kimike të substancës luciferinë, të enzimës luciferazë dhe të oksigjenit. Qeliza të veçanta të quajtura fotocite përdorin luciferazën për të nxitur këtë proces, ku oksigjeni shërben si karburant. Si rezultat prodhohet drita e ftohtë, e quajtur kështu ngaqë nuk prodhon nxehtësi pothuajse fare. Me të drejtë një eksperte e hortikulturës dhe e mjedisit, Sandra Mejsën, u shpreh se shpikësi i llambës, Tomas Edisoni, «duhet ta ketë pasur zili xixëllonjën».

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë drita e ftohtë e xixëllonjës apo është projektuar?

[Diagrami dhe figurat në faqen 15]

(Për tekstin e faqosur, shih botimin)

SHNDËRRIMI I ENERGJISË NË DRITË

Llamba inkandeshente 10%

Llamba fluoreshente 90%

Xixëllonja 96%

[Burimet e figurave në faqen 15]

Xixëllonja në gjethe: © E. R. Degginger/Photo Researchers, Inc.; xixëllonja në fluturim: © Darwin Dale/Photo Researchers, Inc.