Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Gjethja që heq ujin

Gjethja që heq ujin

A është projektuar?

Gjethja që heq ujin

▪ Gota plastike që lahen vetë?! Dritare që nuk lagen në shi?! Makina mikroskopike që nuk kanë nevojë për veshje hermetike kundra ujit?! Shkencëtarët thonë se këto janë vetëm disa prej dobive që do të kishim nëse do të arrinim të zbulonim sekretet e gjethes së zambakut të ujit.

Shqyrtoni faktet: Sipërfaqja e gjethes së zambakut të ujit mbulohet me gungëza mikroskopike, të veshura me kristale dylli. Pikat e ujit që bien mbi gjethe, ngecin mbi këto gungëza të cilat shërbejnë për ta hequr ujin. Pjerrësia e gjethes bën që uji të rrokulliset përpara se të depërtojnë në sipërfaqen e gjethes. Pasoja? Gjethja e zambakut jo vetëm që mbetet e thatë, por edhe e pastër, pasi pikat e ujit marrin me vete grimcat e pisllëkut e të pluhurit.

Shkencëtarët duan të krijojnë materiale që, ashtu si kjo gjethe, të kenë aftësinë për ta hequr ujin. Ky projekt mund t’u sjellë dobi edhe makinave mikroskopike që dëmtohen nga uji. «Përdorimet e mundshme janë të pafundme»,—thotë Science Daily.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë gjethja e zambakut të ujit apo është projektuar?