Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 40

Kujt i përket?

Kujt i përket?

(Romakëve 14:8)

  1. 1. I bindur ndaj kujt je?

    Më thuaj, kujt i përket?

    Atë që nderon me besnik’ri,

    atë pranon si perëndi.

    Në zemër nuk ka vend

    që dy zotërinj të kesh.

    Veç një do ta duash me përkushtim,

    por tjetrin do ta urresh.

  2. 2. I bindur ndaj kujt je?

    Më thuaj, kujt i përket?

    Pa fund perëndi ka sot në tok’,

    por vetëm një ësht’ i vërtet’.

    «Cezari» shpres’ premton,

    por ti, a do t’i besosh?

    Apo Perëndin’ e drejt’, të vërtet’,

    i bindur do të dëgjosh?

  3. 3. Un’ vet’ do t’i përkas,

    tani e në përjet’si,

    të Lartit, Sovranit Jehova,

    e do t’i bindem veç atij.

    Për mua dha gjithçka,

    më deshi me të vërtet’.

    Me gjith’ qenien time do ta nderoj

    çdo dit’, për sa të kem jet’.