Isaia 9:1-21

  • Një dritë e madhe në vendin e Galilesë (1-7)

    • Lind «Princi i Paqes» (6, 7)

  • Dora e Perëndisë kundër Izraelit (8-21)

9  Megjithatë, terri nuk do të jetë si atëherë kur vendi ishte plot vuajtje, si kohë më parë, kur toka e Zabulonit dhe toka e Neftalit trajtoheshin me përçmim.+ Në të ardhmen, Ai do të bëjë që të nderohet udha buzë detit, që ndodhet në rajonin e Jordanit, në Galilenë e kombeve.   Populli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe.Mbi ata që banonin në vendin e territ të plotë, ndriçoi vetë drita.+   Ti e ke bërë kombin të shumtëdhe i ke dhënë një gëzim të madh. Ata gëzojnë në praninë tëndesi gëzojnë njerëzit në kohën e korrjes,si gëzojnë kur ndajnë plaçkën e luftës.   Se ti e bëre copë-copë zgjedhën e tyre të rëndë,shkopin që u rëndonte mbi kurriz, thuprën e mbikëqyrësve të rreptë,ashtu si në ditën kur u mund Midiani.+   Çdo çizme të atij që trondit dheun kur marshone çdo veshje të ngjyer në gjakdo ta përpijë zjarri,   sepse na ka lindur një fëmijë,+na është dhënë një bir;mbretërimin* do ta mbajë mbi supe.+ Emri i tij do të jetë Këshilltar i Mrekullueshëm,+ Perëndi i Fuqishëm,+ Atë i Përjetshëm, Princ i Paqes.   Mbretërimi* i tij do të shtrihet kudodhe paqja nuk do të ketë fund+në fronin e Davidit+ dhe në mbretërinë e tij. Ajo do të vendoset patundshmërisht+ dhe do të qëndrojëme anë të gjykimit+ të drejtë e drejtësisë,+tani e përgjithmonë. Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.   Jehovai dërgoi një shpallje kundër Jakobit,e cila do të përmbushet në Izrael.+   I gjithë populli do ta marrë vesh atë,Efraimi dhe banorët e Samarisë,të cilët thonë me fodullëk dhe paturpësi në zemër: 10  «Tullat kanë rënë,por ne do të ndërtojmë me gurë të latuar.+ Fiqtë e Egjiptit janë prerë,por ne do t’i zëvendësojmë me cedra.» 11  Jehovai do të ngrejë kundër tij kundërshtarët e Rezinitdhe do t’i nxitë armiqtë e Izraelit të veprojnë, 12  Sirinë nga lindja dhe filistinët nga perëndimi,*+e ata do të hapin gojën e do ta përpijnë Izraelin.+ Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur,atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre,+ 13  sepse njerëzit nuk janë kthyer tek Ai që i godet;nuk e kanë kërkuar Jehovain e ushtrive.+ 14  Brenda një dite, Jehovai do t’i presë Izraelitkokën e bishtin, biskun e xunkthin.*+ 15  Koka janë pleqtë që respektohen shumë,kurse bishti janë profetët që japin udhëzime të rreme.+ 16  Ata që udhëheqin, e hallakatin këtë popull,dhe ata që udhëhiqen prej tyre, çoroditen. 17  Ja pse Jehovai nuk do të gëzojë për të rinjtë e tyredhe nuk do të ketë mëshirë për jetimët* e për vejushat e tyre,sepse të gjithë janë apostatë e keqbërës,+dhe çdo gojë thotë marrëzira. Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur,atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre,+ 18  sepse ligësia ndizet si zjarridhe përpin ferra e barëra të këqija. Ajo do t’u vërë zjarrin shkurreve të pyllit,të cilat do të ngjiten lart si shtëllungë tymi. 19  Nga zemërimi i furishëm i Jehovait të ushtrive,vendi ka marrë flakëdhe njerëzit do t’i përpijë zjarri. Askujt nuk do t’i dhimbset qoftë edhe i vëllai. 20  Njëri do të këputë për të ngrënë në të djathtë,por akoma do të ketë uri;tjetri do të hajë në të majtë,por nuk do të ngopet. Secili do të përlajë mishin e krahut të vet, 21  Manaseu do të përpijë Efraimindhe Efraimi Manaseun. Ata do të jenë së bashku kundër Judës.+ Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre.+

Shënimet

Ose «qeverinë; sundimin princëror».
Ose «Qeveria; Sundimi princëror».
Fjalë për fjalë «nga pas».
Një mundësi tjetër «degën e palmës dhe kallamin».
Ose «fëmijët pa baba».